Tiranë: Ada, 2010. — 277 f. — ISBN: 978-99943-12.
Лауреаты Нобелевской премии по литературе. На албанском языке.
Të gjithë nobelistët përgjatë një shekulli deri ditët e sotme, paraqitur me elegancë nga Bujar Balliu në këtë libër impresionues, dëshmojnë plotësisht supremacinë e forcës së letërsisë. Pa një besim të tillë, pa një forcë të brendshme adhuruese, autori nuk mund të ndërmerrte këtë nismë që do të nderonte cilindo studjues të letërsisë.
«Nobel» nuk është thjesht kronologji e lauratëve të letërsisë, as memuar i tyre. Shumë më tepër se kaq është meditim për njerëzit që bënë letërsi për më shumë se një shekull, mendje të respektuara devijante që në shumë raste i dhanë fund jetës për arsye të pakuptuara për njerëzit e zakonshëm. Janë rreshtuar këtu ese të shkruara me dorë të kujdesshme mjeshtëri që japin anën e padukshme të tyre, shtysën enigmatike drejt rrugëve të reja të shkrimësisë.
Bujar Balliu ka mundur të qëmtojë të fshehtën e nobelistëve të letërsisë, atë ç’ka nuk mund ta zbulojë një sy i zakonshëm apo i pavëmendshëm. Falë një pune të gjatë ngulmuese, ka qëmtuar në veprën e shumëanshme të tyre për të dhënë esencën e frymëzimit, ashtu si një artizan gjenial nxjerr me kujdes e durim kokrriza metalesh të çmuara nga fundi i një pusi. Shoqëruar me përmbledhjen e veprës dhe jetës së tyre, «Nobel» mbush një boshllëk të deritanishëm për të gjithë pasionantët e letërsisë e shkencave humane.